Ministri i punës dhe çështjeve sociale Aleksandër Vulin ka vizituar sot në Preshevë familjen Mehmeti, e cila jeton në kushte të vështira të jetës, dhe ia ka dhuruar një shporet elektrik. Gjatë vizitës së kësaj familje Vulin tha se në këtë gjendje jetojnë edhe në pjesët e tjera të Sërbisë, në Novi Sad, Beograd dhe Preshevë, por shteti duhet ti ndihmojë familjet e rrezikuara.
E jona është që të ndihmojmë kudo që është e nevojshme, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo dicka tjetër" tha Vulin, transmeton Kjo është Presheva Jonë!.
Mehmet Destani ka 6 fëmijë, shtëpija ku jeton së bashku me gruan dhe fëmijët është vetëm 15 katror. Ai tha se ishte i befasuar për të mirë nga vizita e Vulinit, dhe as nuk i kishte shkuar ndërmend se ndonjë nga zyrtarët e shtetit do ta vizitonte familjen e tij.
Kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviç tha se papunësia në Preshevë është 58 për qind.
Ndërsa në takimin në komunën e Preshevës, u tha se Presheva ka 900 përfitues të asistencës sociale dhe ky numër është i mjaftueshëm për të formuar një kuzhinë popullore.