Eshtë arrestuar pronari i kompanisë "Rrufeja" e cila ishte e angazhuar për vendosjen e flamujve në rrugët e Preshevës, tranmseton presheva.com.
Sic ka mësuar presheva.com, kompania "Rrufeja" ishte e angazhuar nga komuna e Preshevës për vendosjen e flamujve kombëtarë në rrugën 15 nëntori në Preshevë, nga shkolla fillore e deri tek qendra e Preshevës.
Kjo kompani në orët e pasditës kishte filluar me vendosjen e flamujve me rastin e pritjes së kryeministrit Shqiptar Edi Rama që pritet të vizitoj Preshevën ditën e martë me 11 nëntor.
Pronari është arrestuar dhe ende po mbahet në stacionin policor të Preshevës.