U zhveshën dhe u lyen me ngjyrë të kuqe që të tregojnë se si do të dukeshin njerëzit sikur vriteshin si kafshët.
Në mënyrë që të kundërshtojnë vrasjen e kafshëve dhe përdorimin e produkteve të tyre, mbi 100 protestues u shtrinë të zhveshur në qendër të Londrës, transmeton Telegrafi.
Aktivistët e organizatës për të drejtat e kafshëve, PETA, kanë kërkuar ndaljen e vrasjeve të kafshëve, sepse “edhe ato kanë ndjenja”.
“Kafshët ndjejnë frikë, dhimbje, dashuri dhe gëzim, andaj është e pakuptueshme se si dikush mund t'ua cenojë këtë të drejtë”, ka thënë drejtuesja e PETA-s, Mimi Bekhechi.