/ / Gratë e Luginës pa sigurime shëndetsore mund të bëjnë mamografi në Kosovë

Gratë e Luginës pa sigurime shëndetsore mund të bëjnë mamografi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë u mundëson grave pa sigurime shëndetësore të Luginës së Preshevës mamografi falas në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot përfaqësueset e organizatës jo-qeveritare “Nëna” nga Lugina e Preshevës.
Në këtë takim, është arritur Marrëveshja e bashkëpunimit me të cilën, grave të Luginës së Preshevës, të cilat nuk posedojnë sigurime shëndetësore, t’u ofrohen falas shërbime për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, në kuadër të shërbimeve shëndetësore të Republikës së Kosovës.
Përfaqësueset e OJQ-së “Nëna” falënderuan Ministrin Agani dhe Ministrinë e Shëndetësisë për gatishmërinë që grave të Luginës së Preshevës t’u mundësohen shërbimet e mamografisë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kancerit të gjirit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post