Fëmijët i dërgojnë në shkollë por prindërit janë të brengosur pasi fare pranë saj është hapur një bastore sportive.
U ankuan edhe në Komunë, Inspektoriati shkoi në vendin e ngjarjes mirëpo kur pronari kishte larguar gjithçka nga objekti.
Pronari tha se nuk e kryen këtë aktivitet të ndaluar në afërsi të institucioneve arsimore por faktet flasin ndryshe.
Banorët e fshatit Astrazub thonë se në lokalin vetëm disa metra larg shkollës vihen baste sportive.
Në bazë të ligjit për lojërat e fatit një bastore nuk guxon të jetë e hapur në një distancë prej 500 metra nga shkolla.