Një 28 vjeçar nga Prishtina ndërroi jetë pasi dyshohet se u infektua në ushqim. Ai dhe pesë anëtarët e tjerë të familjes u shtrinë në spital pas një infeksioni të marrë nga mishi i pulës.
28 vjeçari nga Prishtina ka vdekur sot në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e helmimit nga ushqimi.
Familjarët e tij nuk ishin në gjendje të flasin për këtë rast por prindërit e gruas së tij bëjnë të ditur se ai vdiq nga një infeksion të marrë përmes ushqimit.
I ndjeri bashkë me prindërit e tij, gruan dhe dy vëllezërit mbrëmë për darkë kishin ngrën mish pule dhe më pas që të gjithë u shtrinë në spital. Ata kishin shkuar në Intensivë me simptomat e temperaturës, të vjella dhe jashtëqitje.
Familjarët e të ndjerit aktualisht po trajtohen në repartin e Infektives në QKUK, por akoma nuk dihet saktësisht se nga cili infektim vuajnë.
Gjendja e tyre është stabile.