Bukëpjekësi nga Begec i Novi Sadit Slobodan Stojanovski, është therur me thikë mbrëmë në në një furrë që ndodhet tek shtëpia e tij. Mediat serbe thonë se vrasja nuk ka të bëjë me sulmet ndaj furrave të shqiptarëve që nisën për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Sipas mediave serbe të cilat thirren në burime, arsyeja e vrasjes ka qenë zënka mes të dyshuarit i cili dikur ka punuar në furrë dhe Stojanvoskit.
Stojanovski (62), me kombësi maqedone është therrë 20 herë më thikë.
Drejtori i Policisë Milorad Veljovic ka thënë se vrasja nuk ka lidhje me incidentet e fundit në Serbi pas ndeshjes së futbollit dhe sulmet ndaj furrave me pronarë shqiptarë.