Incidentin në ndeshjen Serbi – Shqipëri, serbët u munduan të ja faturojnë shqiptarëve, edhe pse ata ishin përgjegjës për sigurimin e kushtëve të zhvillimit të saj.
Përmes medieve dhe propagandës shtetërore arritën që të ja shesin botës lajmin se shpalosja e flamurit shqiptar ishte organizim shtetëror i Shqipërisë, përmes vëllait të kryeministrit Edi Rama.
E tani po mundohen që edhe futjen në fushë të huliganit Ivan Bogdanov, ta paraqesin si implikim të Shqipërisë.
Huligani serb, Ivan Bogdanov, ishte i pranishëm në fushë pas eskalimit të situatës në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Prania e Bogdanovit në fushë nuk i ka shpëtuar as delegatit të ndeshjes holandezit, Hari Bin.
Ky i fundit në raportin e tij ka shkruar se huligani serb ishte i pranishëm në fushë gjatë incidentit.
Por, Milivoj Mirkov, komisar për siguri në Federatën Serbe të Futbollit dyshon se Bogdanov mund të jetë i paguar nga mafia shqiptare.
“Delegati në raportin e tij ka shkruar se ai person, të cilit nuk dua as t’ia përmend emrin, nuk e meriton të jetë i reklamuar, assesi nuk ka guxuar të ishte aty, sidomos pas rastit në Genovas ku shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes. Por, ai u shfaq. Nuk e përjashtoj mundësinë që atë person ta ketë paguar mafia shqiptare që të hyjë në terren dhe të na bëjë dëm”, deklaroi Mirkov.