Një studente e dehur është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi ka ngecur në një bankë shishesh teksa po “shikonte për më shumë pije”. Chelsie Redwood, 19 vjeç. thotë se është turpëruar pasi ka kaluar këtë situatë të keqe në një natë festive. Studentët e Universitetit Solent kishin dalë për të festuar në Southampton, por nuk i kanë vënë fre pijes së tyre dhe njëri prej tyre e ka pësuar. Pasi zjarrfikësit kanë prerë kutinë e madhe për të hequr kokën e vajzës nga vrima ajo e tronditur ka thënë se nuk do e bënte më këtë gjë.