E thonë të gjithë: “Dashuria nuk ka sy” dhe në rastin në fjalë kjo shprehje merr kuptimin e vertetë të saj. James është 25 vjeç dhe Chloe 20 vjeç. Ata janë të fejuar me njëri tjetrin, edhe pse djaloshi vuan nga sindromi “dysplasia”, i cili nuk e lejon të zgjatet dhe për këtë arsye ka një gjatësi prej 1 metër. Ndërkohë e fejuara e tij ka një gjatësi normale, pasi ajo është 1.7 metër. Çifti thotë se e dashuron çmendurisht njëri - tjetrin dhe se 2016-ën do të martohen megjithëse lidhja e tyre nuk ka qenë aq e lehtë. Mjaft persona e ngatërrojnë atë me fëmijën e 20-vjeçares. Rasti më i fundit ka qenë kur ai bashkë me të fejuarën vendosën të darkonin në restorant, por kamerieri kujtoi se ai ishte një fëmijë dhe i solli një libër për të ngjyrosur.