/ / Shqiptarët vazhdojnë të vriten për politikë, 5 të plagosur në Shkup

Shqiptarët vazhdojnë të vriten për politikë, 5 të plagosur në Shkup

Pesë persona janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përleshjes së ndodhur në mbledhjen partiake të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj të Shkupit. 
Nga spitali i Shkupit ku po trajtohen të plagosurit kanë zbuluar identitetin e vetëm dy të lënduarve Zejdi Jakupi i njohur me nofkën Dadi dhe vëllai i tij Jonuz Jakupi.
Sipas informacioneve të para, të pakonfimuara ende nga Ministria e Punëve të Brendshme përleshja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve midis mbështetësve të Rafis Haliti dhe Blerim Bexhetit.  
Incidenti ka ndodhu pas debateve të ashpra në këtë mbledhje me ç’rast të pranishmit kanë nxjerrë amët dhe kanë  shtëne drejt njeri-tjetrit.Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk janë prononcuar për këtë ngjarje, ndërsa Ministria e Brendshme ka paralajmëruar detaje lidhur me rastin gjatë ditës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post