Protestat kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së kanë vazhduar edhe jashtë kufijve shqiptarë. Një e tillë është mbajtur në Nyon të Zvicrës.
Pas Prishtinës dhe Tiranës, protestat kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së kanë vazhduar edhe jashtë kufijve shqiptarë. Një e tillë është mbajtur në Nyon të Zvicrës, aty ku xhindet dhe selia kryesore e UEFA-së.
Protestuesit janë shprehur kundër vendimit të UEFA-së, e cila i dha fitoren Serbisë me rezultat zyrtarë 3:0, duke parë atë që kanë bërë serbë në stadiumin e Partizanit në Beograd.