Ngjarjet që ndodhën në Beograd sigurisht që kanë ngacmuar te të gjithë shqiptarët një ndjenjë atdhetarizmi.
Është talenti Shpëtim Sulejmani, 19-vjeçari me origjinë nga Kosova i cili duke parë ato që ndodhën në Serbi, tani kërkon përfaqësuesen kuqezi edhe pse është aktivizuar me Shpresat e Zvicrës.
“Ndeshja Serbi-Shqipëri më ka emocionuar pa masë, ndaj dhe dëshiroj shumë që një ditë të përfaqësoj vendin tim”, ka thënë ai.