/ / Ja teknologjitë e vërteta që së shpejti do të jenë në trupin tuaj

Ja teknologjitë e vërteta që së shpejti do të jenë në trupin tuaj

Duke pasur parasysh valën e interesit pas daljes në treg të Apple Ëatch, mund ta kuptojmë se veshjet apo aksesorët do të jenë e ardhmja e teknologjisë.
Megjithatë, ato janë thjesht një teknologjinë tranzicion.
Teknologjia do të lëvizë nga ajo ekzistuese drejt atyre që as që na shkon mendja, Brenda organeve tona.
Ky është kufiri tjetër i madh.
Këtu janë nëntë shenja që implantet teknologjike do të jenë pjesë e jetës suaj dhe trupit tuaj në të ardhmen e afërt.

1.Smartphone të implantueshme

Sigurisht, ne jemi të lidhur virtualisht me telefonat tanë 24/7, por çka nëse ne do të ishim vërtetë të lidhur me telefonat?

Kjo tashmë ka filluar të ndodhë.
Vitin e kaluar, për shembull, artisti Anthony Antonellis kishte një chip RFID të ngulitur në krahun e tij, që ta ruante artin e tij në smartfonin e integruar në trup.
Hulumtuesit janë duke eksperimentuar me sensorë rë ngulitur që të kthehen kockë njeriu.
Shkencëtarë të tjerë janë duke punuar në implantet e syve që të ruajnë cilindo imazh të kapur nga syri.
Por a ju ka shkuar ndërmed që syri të jetë vet ekrani i telefonit brenda jush? Teknologët e Autodesk janë duke eksperimentuar me një sistem që mund të shfaqë imazhet nëpërmjet lëkurës artificiale.
Ose imazhet mund të shfaqen në implantet tuaj në sy. Kjo po që është e paparishueshme!

2. Çipi shërues

Tani për tani, pacientët janë duke përdorur kiber-implantet që lidhin direkt në aplikacionet e smartphone për të monitoruar dhe trajtuar sëmundjet.

Një pankreas i ri bionic është duke u testuar në Universitetin e Bostonit të Amerikës. Ai ka një sensor të vogël për një gjilpërë të implantueshme që flet direkt në një aplikacion të smartphone për të monitoruar nivelet e sheqerit në gjak për diabetikët.
Shkencëtarët në Londër janë duke zhvilluar kapsulë që kapërdihet, për të monitoruar nivelet e yndyrës në pacientët dhjamosur dhe gjenerimin e materialit gjenetik që i bën ata të ndjehen "të plotë".

3. Kiber pilulat që flasin me mjekun tuaj
Implantet jo vetëm që do të komunikojnë me telefonin tuaj; ata do të bisedojnë me mjekun tuaj gjithashtu.

Pilulat mund të ndajnë (fjalë për fjalë) informacionet për të ndihmuar mjekët që të dinë nëse jeni duke marrë ilaçet tuaja siç duhet dhe nëse atop o kryejnë efektin e dëshiruar.

4. Kontrolli implantues i lindjes nga Bill Gates
Fondacioni Gates po mbështet një projekt për të krijuar një lloj kontraceptivi të implantueshëm dhe që kontrollohet nga jashtë.

Çipi i vogël gjeneron sasi të vogla të hormoneve të kontraceptivëve nga brenda trupit të gruas për deri në 16 vjet.
Implantimi është po aq i rrezikshëm sa një tatuazh.

5. Kompjuterët - tru
Lidhja e trurit të njeriut e lidhur direkt në kompjuter është ëndrra apo makthi i secilit shencëtar.

Por tani, një ekip në Universitetin Broën e ka nisur studimin e quajtur BrainGate dhe është në përpjekje për të lidhur trurin e njeriut direkt në kompjuter.
BrainGate ka treguar se sinjalet nervore mund të" dekodohen "nga një kompjuter në kohë reale dhe të përdoren për të vepruar me pajisjet e jashtme. "
Krijues i çipit Intel parashikon ndërfaqet kompjuterike të trurit deri në vitin 2020.
6. Bio bateria që shkrihet
Një nga sfidat për teknologjinë e implantueshme ka qenë bio bateria që shkrihet. Por sfida që paraqësin realisht është pikërisht pamundësia për ti vendosur ato.

Një ekip në Laboratorin Draper në Kembrixh, Masaçusets, po punon në bateri biodegraduese.
Ata gjenerojnë energji brenda trupit, e bëjnë transferimin e saj me valë ku është e nevojshme, dhe pastaj thjesht shkrihen.
Një tjetër projekt është duke kërkuar se si të përdoret glukoza e vet trupit për të gjeneruar energji për implantet.

7. Pluhuri i zgjuar
Ndoshta më befasuesja e risive aktuale është pluhur i zgjuar. Secila njësi është shumë më e vogël se një kokërr e rërës, që mund të organizohen brenda trupit në rrjetet si pjesë e nevojshme për një gamë të tërë të proceseve të brendshme komplekse inteligjente.

Paramendoni morinë e këtyre nano-pajisjeve, të quajtura Motes, që mund të sulmojnë kancerin e hershëm apo të sjellin lehtësim të dhimbjeve për një plagë apo edhe ruajtjen e informacionit të rëndësishëm personal në një mënyrë që është thellësisht e koduar.
Me pluhur të zgjuar, mjekët do të jenë në gjendje të veprojnë brenda trupit tuaj pa e hapurt, dhe informacioni mund të ruhen brenda jush, i mbyllur thellë, deri sa ju ta hapni atë nga rrjetit juaj personal.
7. Vetë verifikuesi
Ky lloj çekiçi inteligjet ngre çështje të privatësisë dhe madje tregon për një distopi.
Kjo teknologji mund të përdoret për të identifikuar çdo qenie të vetme njerëzore, për shembull.
Tashmë, ushtria amerikane ka programe serioze për të pajisur ushtarët me çipa RFID të implantuar, në që mënyrë mbajtja e trupave të bëhet automatike dhe në mbarë botën.
Shumë kritikë social besojnë se zgjerimi i këtij lloji të identitetit është e pashmangshme.
Disa e shohin atë si një pozitiv: për të përmirësuar luftën kundër krimit, zgjedhjet universale të sigurta, një revolucion pozitiv në informata shëndetësore dhe përgjigje, dhe që kurrë të mos ndodhë humbja e një fëmije.
Të tjerët e shohin shoqërinë e përsosur Orëelliane: një Big Brother i cili, duke i ditur të gjitha dhe duke parë të gjitha, mund të kontrollojë gjithçka.
Dhe disa e shohin hapin e parë të madh, fatal, atë moment kur njerëzimi kthen të ardhmen e vet mbi softëare, e jo mbi parime më të larta.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post