/ / Ky njeri ka shpëtuar dy milionë fëmijë, duke dhuruar gjak

Ky njeri ka shpëtuar dy milionë fëmijë, duke dhuruar gjak

Besoni apo jo, ky gjysh është superhero i vërtetë i kohëve moderne! Me gjakun e tij, ai ka shpëtuar gati dy milionë e gjysmë foshnje të lindura me një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo është historia e tij.
Australiani James Harrison, ka vite që ka marrë nofkën "njeriu me krahun e artë".
Gjaku i tij përmban antitrupa aq të rralla, sa që mund të jetë i vetmi person në planet që është në gjendje të shpëtojë foshnjat që përndryshe nuk do të kishin mbijetuar, transmeton Telegrafi.
Kur ishte 14 vjeç, Jamie ishte në rrezik jete dhe u desh që t'i nënshtrohej një operacioni të rëndë në gjoks.
Për të mbijetuar, ai kishte nevojë më shumë se 13 litra gjak. Kur u shërua, ai u zotua se po sa ta arrin moshën madhore, edhe vetë do të bëhet dhurues i gjakut. Por, ai nuk kishte asnjë ide se kjo do t’ia shpëtoj jetën vetëm vajzës së tij, por shumë njerëzve!
Kur dha gjak për herë të parë, ai mësoi se plazma e tij e gjakut ka disa antitrupa shumë të rrallë. Në fakt, gjaku i tij u bë ilaçi i vetëm që shëron sëmundjen hemolitike (është një çrregullim që zakonisht ndodh kur një infeksion në sistemin e tretjes prodhon substanca toksike që shkatërrojnë qelizat e kuqe të gjakut, duke shkaktuar dëmtim të veshkave).
Kjo është një formë e rëndë e anemisë, ku foshnjave u shkakton dëme të mëdha në tru, gjë që sjell edhe vdekjen e tyre, ndërsa kjo ndodh në situatë kur nëna ka fetus “Rh negativ” apo “Rh pozitiv”.
Personeli i qendrës së transfuzionit të gjakut ka mbetur i habitur kur kuptuan se ky njeri posedon gjakun mrekullibërës, ndërsa menjëherë kanë siguruar jetën e tij për miliona dollarë.
Duke u bazuar në gjakun e tij, shkencëtarët po bëjnë hulumtime për një vaksinë që do të kurojë përgjithmonë sëmundjen hemolitike.
Por tani për tani, me transfuzionin e plazmës së tij, po kursehen qindra e mijëra foshnja në vit.
Harrison tani ka 77 vjet, dhe ka gati gjashtë dekada, që çdo disa javë, dhuron gjak.
Sipas librit të tij të donatorëve, ai që moti ka tejkaluar shifrën prej një mijë dhurimeve. Sipas vlerësimeve, deri më tani ka shpëtuar mbi 2,4 milionë foshnje!
“Jo, unë nuk jam hero, për dallim nga mjekët, policët dhe zjarrfikësit. Unë vetëm duhet të ulem në tren dhe të vijë në Sydney që jap gjak”, tha me modesti Harrison. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post