/ / Cili material e mban më shumë erën e keqe të djersës?

Cili material e mban më shumë erën e keqe të djersës?

Shkencëtarët më në fund kanë gjetur arsyen pse ju vjen era rrobave sportive, edhe nëse kanë kaluar ditë nga shkuarja në palestër. Në të vërtetë nuk ka lidhje nga çfarë materiali janë rrobat, por është me rëndësi në cilën pjesë të trupit shumohen bakteret.
Bakteret që prodhojnë aroma shumohen më lehtë në veshje të bërë me poliestër. Që të vërtetohet kjo, është bërë një eksperiment me nga 13 femra dhe meshkuj të cilëve u është dhënë detyrë të ushtrojnë në biçikletë dhe u janë dhënë veshje të bëra nga fije sintetike dhe natyrale.
Pas stërvitjes, veshjet janë vënë në një qese plastike dhe janë lënë të qëndrojnë ashtu për 28 orë. Rezultatet tregojnë se veshjet nga poliestri mbajnë më tepër aromë të keqe. A thua pse?
Që të kemi përgjigje të duhur shkencëtarët kishin të bënin me lloje të ndryshme të bakterieve, duke konstatuar se bakteria që u gjend në veshjen nga poliestri nuk është Corynebacterium por Micrococci që nuk ndodhet nën-sqetull.
Bakteriet në lëkurë u gëzohen komponenteve që natyrisht ndodhen në djersë, pastaj këto komponente i konvertojnë në përbërës me aromë të keqe që lirohet në formën e gazit. Përderisa fibrat natyrale thithin djersë, në ato sintetike si duket “lëngjet” ngelen në hapësirat mikroskopike që janë pishina të përsosura për bakteriet.
Për të hetuar më tej se si bakteriet shumohen në materiale të caktuara, shkencëtarët janë përpjekur që të kultivojnë ato në materiale të ndryshme: pambuk, poliestër, akrilik, najloni, fils, fije mëndafshi dhe leshi. Rezultatet ishin të përziera. Në pambuk nuk kishte shume bakterie përkundër poliesterit që lejonte mikrobet të lulëzojnë. Najloni shfaq bakterien Propionibacterium acnes që shkaktojnë aknet dhe erën e pakëndshme të këmbëve. Megjithatë, një material është plotësisht rezistent ndaj bakterieve- fije mëndafshi!

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post