Futbollistët shqiptarë Shkëlzen Gashi (Basel), Albert Bunjaku (St. Gallen) dhe Berat Sadik (Thun) janë në mesin e pestë kandidatëve të zgjedhur nga gazeta zvicerane "Blick" për futbollistin më të mirë të muajit në Superligën e Zvicrës.
Gashi ka nisur shumë mirë edicionin e ri të Superligës, duke shënuar për Baselin katër gola e duke asistuar tri herë.
Katër gola me Thunin i ka shënuar edhe Berat Sadik, dhe ka një asistim, ndërkohë Bunjaku me St. Gallenin ka shënuar tre gola.
Deri të premten pasdite, Gashi ka qenë duke udhëhequr dukshëm me 45.9 për qind të votave të marra, ndërsa Bunjaku ishte i dyti me 16.5 për qind. Sadik ishte i pesti me 7.2 për qind.