Dy fëmijë të zhveshur, janë ulur pranë njëri –tjetrit në njërën prej urave të Lumbardhit në Prizren, përkundër temperaturave të ulëta dhe shiut që po bie.
Një vizitor i këtij qyteti turistik mund t’i japë lëmoshë; Një poet mund t’i shkruajë më së shumti një poezi; një gazetar mund ta fotografojë që ta sensibilizojë publikun – kjo është më së shumti që njerëzit e rastit mund të bëjnë për këtë fëmijë pa përkujdesje në këtë gjendje të mjerueshme, por asnjëri nga ta nuk ia zgjidh dot hallin. Por, një polic ose një punëtor i Entit Social, nuk është dashur të kalonte pranë këtij fëmije pa marrë masat e nevojshme sipas obligimit zyrtar.