/ Undifined / Shqiponja kuqezi mahnit UEFA-n

Shqiponja kuqezi mahnit UEFA-n

Zyrtarët e FIFA-s dhe të UEFA-s vizitojnë stadiumin ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Danimarkë.
Grupi i punës i Federatës Shqiptare të Futbollit, i drejtuar nga presidenti Armand Duka, vazhdon punën e përditshme për monitorimin e grafikut të punimeve në Elbasan Arena.
Sot, specialistë të FSHF të shoqëruar edhe nga ata të UEFA-s, kanë qenë në impiantin më të ri sportiv të vendit, njofton fshf.org.
Tribuna e shtypit, zona mix, salla e konferencave, tribuna VIP, hyrjet e emergjencës si edhe hyrjet për personat me aftësi të kufizuar, kanë qenë pjesë e monitorimit të specialisteve të FSHF dhe atyre të UEFA.
Arritja e standardeve evropiane në cilësinë e transmetimit televiziv ka qenë një nga pjesët më të rëndësishme të kontrollit dhe të detyrave që kanë lënë specialistet e fushës, në "Elbasan Arena". Kontaktet e punonjësve të FSHF dhe firmës që po ndërton stadiumin do të vazhdojnë të jenë të përditshme.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post