/ / Në kufirin e Preshevës konfiskohen 53.100 euro nga shqiptari i Maqedonisë

Në kufirin e Preshevës konfiskohen 53.100 euro nga shqiptari i Maqedonisë

Në vendkalimin kufitar të Preshevës është ndaluar transportimi me mbi 50.000 euro jashtë shtetit.
Në orët e vonshme të natës së ditës së martë, në kufi ka arritur një veturë e tipit BMW X5 me targa të Sllovenisë, në të cilën një person shqiptar nga Ma qedonia, i shoqëruar me prindërit duke udhëtuar në relacionin Kroaci - Maqedoni, janë gjetur një shumë e konsiderueshme e të hollave, njofton dogana, transmeton presheva.com.
Në kontrollimin e detajuar të veturës, pas deklaratës së shoferit se nuk ka asgjë për të deklaruar për doganë, janë gjetur 83.100 euro.
Një pjesë e të hollave, 30.000 euro, ishin fshehur nën këmbët e ndihmës shoferit, ndërsa 10.000 euro janë gjetur në cantën e dorës që ishte e vendosur në ulësen e pasme.
Në kuletën e shoferit janë gjetur 40.000 euro ndërsa në kuletën e babait të tij janë gjetur 4.000 euro.
Udhëtarët deklaruan se këto të holla i kanë fituar me ëmbëltore me të cilën merren familjarisht. Secilit udhëtar iu janë kthyer nga 10.000 euro, sa edhe është e lejuar që të mos deklarohen, ndërsa 53.100 euro janë mbajtur në doganë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post