/ / Serbia arreston një shtetas të Kosovës për terrorizëm

Serbia arreston një shtetas të Kosovës për terrorizëm

Keqtrajtimet e shtetasve të Kosovës që jetojnë në diasporë vazhdojnë të ndodhin në kufirin Kosovë-Serbi. Ditë më parë Naim Kaçandolli u arrestua nën akuzën për terrorizëm. Për të njëjtën vepër ai ishte burgosur edhe në maj të vitit 1999 kur u lirua në mungesë provash. Ai tani ndodhet në paraburgim në Nish të Serbisë, tregojnë të afërmit e tij.
Naim Kaçandolli duke u kthyer në Francë ku edhe jeton u arrestua nga policia e Serbisë nën dyshimin për vepër penale të terrorizmit, tregon për RTK, miku i tij Nysret Rastelica.
Sipas tij, Naimi vazhdon të qëndroj në paraburgim në Nish të Serbisë.

Ai thotë se që nga paslufta e deri tani Kaçandolli së bashku me familjen të paktën 10 herë ka kaluar përmes kufirit Kosovë-Serbi.

“Për 15 vite të tëra, prej vitit ’99 ka shetitë, ka shku në Francë ka ardh me dokumentacion të rregullt, me vizë të rregullt me tërë familjen. Të premten e kaluar më 19 të këtij muji, arrestohet në pikën kufitare këtu në Merdare nga forcat policore kufitare serbe. Atje të hanën është ba një seancë fillestare pa praninë e avokatëve. Nuk ka pasur mbrojtje dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha ai për RTK.

Ndërkohë ka reaguar Ministria e Diasporës. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim në këtë ministri Lorik Pustina thotë se Ministria e Diasporës ka përgjegjësi të kufizuara ligjore sa i përket intervenimit në rast të arrestimit të shtetasve Kosovës. Mirëpo siç tha Pustina. ky dikaster do t’i përdor të gjitha mekanizmat në dispozicion duke njoftuar MPJ’në, Zyrën e BE’së për tu siguruar se ndaj bashkëatëdhetarëve tanë do të plotësohet të gjitha normat juridike dhe të drejtat e njeriut.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post