/ Undifined / Renault sjell veturën që shpenzon vetëm 2L / 100 km

Renault sjell veturën që shpenzon vetëm 2L / 100 km

Në panairin e ardhshëm të veturave në Paris, prodhuesi francez do të paraqes konceptin eksperimental të veturës e cila do të shpenzojë karburant shumë pak.
Shefi i departamentit për dizajn i kësaj kompanie, Laurens van den Acker, tha se kjo veturë mesatarisht do të shpenzojë karburant rreth 2 l / 100 km.
Ky koncept është një përgjigje ndaj sfidës që prodhuesit ia kërkoi qeveria franceze – deri në vitin 2020 të prodhojë një seri modelesh të cilat do të kenë shpenzime shumë të ulëta për karburant.
“Kjo është një veturë krejtësisht e re, nuk është modifikim i ndonjë modeli ekzistues të Renaultit”, ka thënë Van den Acker.
“Ky model nuk përdor asnjë nga platformat ekzistuese, sepse ata janë shumë të rënda, dhe neve, përveç karakteristikave të shquara aerodinamike, na intereson që ta bëjmë këtë model me një ulje drastike në peshë”, shpjegon ai.
Van den Acker nuk ka dashur të zbulojë se çfarë lloj veture do ta bëjë, por tregoi se gjatë projektimit të këtij koncepti ai ka përdorur elemente stilistike që përfaqësojnë një përzierje të dizajnit të Hatchback, Crossover dhe veturave sportive.
Ndërsa sa i përket motorit të kësaj veture, për momentin është sekret, por është e logjikshme të supozohet se do të ketë një lloj motori hibrid.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post