Pas pushimeve verore, nxënësit janë të gatshëm të kthehen në shkollë. Për të shënuar këtë datë të rëndësishme në jetën e çdo fëmije dhe adoleshenti, Google sot më 1 shtator, ia përkujtoi përmes logos së vet ditën e parë të shkollës dhe me një orë me zile para logos.
Por, si ndjehen fëmijët me të vërtetë për këtë ditë të rëndësishme: a janë të lumtur se do të takohen përsëri me miqtë e tyre? A janë të frikësuar nga detyrat e reja shkollore apo kanë rënë në depresion se i përfunduan pushimet?
Një sondazh i kryer nga televizioni ITV në Britani të Madhe, mbi 2,000 prindër zbulon se çdo i dyti fëmijë i frikësohet kthimit në shkollë.
Në fakt, një e treta e fëmijëve kanë qenë viktima të ngacmimeve në shkollë ose rrugës për në shkollë.
Por dhuna nuk është e vetmja gjë që shqetëson fëmijët, ata i shqetëson edhe kontrolli dhe testet me shkrim, dhe në një masë më të vogël, edhe detyrat e shtëpisë.