/ / Përmes USB-së vidhen para në bankomatët e Kosovës!

Përmes USB-së vidhen para në bankomatët e Kosovës!

Vjedhja e parave brenda disa sekondave nga bankomatët përmes një metode të sofistikuar është përhapur edhe në Kosovë.
Sipas ekspertëve softuerikë, tërë kjo procedurë realizohet fal një “USB-je”, e cila përmban një virus të caktuar e që mundëson zbrazje rekorde të bankomatit.
Të dielën është evidencuar rasti i fundit i një vjedhjeje të tillë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas rumunë, njëri prej të cilëve ishte zënë në flagrancë duke kryer vjedhjen.
Arbër Rogova, arkitekt softuerik, ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se ekziston një numër i madh i metodave se si grupet e ndryshme kriminale kryejnë krime kibernetike.
Sipas tij, vjedhjet nëpër banka kohëve të fundit po realizohen në tërë botën përmes një metode shumë të sofistikuar, e cila ua mundëson që brenda pak sekondave të zbrazin të gjitha të hollat që mund t’i ketë një bankomat.
E edhe rastet e fundit në Kosovë duket të jenë realizuar me një metodë të tillë, thotë ai.
“Është një metodë e re e cila realizohet përmes një USB-je e cila në disa lloje të bankomatëve mund të futet dhe për 30 sekonda nga aty mund të nxirren të gjitha paratë”, ka theksuar Rogova.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post