20 komuna në Serbi kanë përfituar makina pë terren të tipit "Dacia" me një vlerë prej 4.8 milion eurove.
Në kuadër të projektit "Këtu jemi së bashku – ndihma europiane për përfshirjen e romëve ", me vlerë prej 4,8 milion euro dhe të cilin e finanson BE-ja, ndërsa e zbaton misioni i OSBE-së në Serbi, njëzet vetqeverisjet lokale kanë fituar automjete për terren të tipit „Dacia“, të cilat janë dorëzuar në Pallatin e Serbisë në prani të ministresësh Jandranka Joksimoviq, shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Majkëll Devenport dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard.
Donacioni i automjeteve është rezultat i EU-së për të përmirësuar pozitën e romëve në Serbi. Automobili do të shërbej për grupet mobiluese të punëtorve shëndetësor dhe social në terren.
Donacioni i 20 automobilave ka vlerën e 200.000 eurove, ndërsa automobilat kanë fituar komuna e Bujanocit, Bojnikut, Bella Pallankës, Valevës, Zhitoraxhës, Pallillullës, Zvezdarës, Knjazhevcit, Kovinit, Kocelevës, Kragujevcit, Krushevcit, Leskocit, Novi Sadit, Oxhacës, Pançevës, Prokuplës, Smederevës dhe Somborit./Titulli.com/