Pas seancës dëgjimore të mbajtur në dt. 17 përkatësisht 18.09.2014, në dt. 19.09.2014, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ndaj të gjithë tani të pandehurve në këtë çështje penale ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e ndalimit, nëse më herët kjo masë nuk hiqet.
Ja vendimi i plotë i Gjykatës:
Gjykata Themelore në Prishtinë, si gjykatë e shkallës së parë, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj tani 1të pandehurit Shefqet Krasniqi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Shpëlarja e parave nga neni 32 par.2 nënpar.2.5 dhe 2.6 që ndëshkohen sipas nenit 2.8 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, vepra penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i KPRK-së dhe veprën penale.
Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose e mos durimit kombëtar racor fetar apo etnik nga neni 147 par. 2 të KPRK-së, dhe kundër të pandehurve: Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu, Enis Rama, Fuad Ramiqi, Alban Malsiu, Dardan Gjuka, Eroll Nesimi, Leonard Ruli, Sabahudin Selimi dhe Trim Ademi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: I pandehuri Bedri Robaj veprat penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së dhe Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së i pandehuri Idriz Bilibani, për shkak të veprave penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të KPRK-së, dhe veprën penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, të pandehurit Enes Goga, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu dhe Enis Rama, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së, i pandehuri Fuad Ramiqi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Thirrje për rezistencë nga neni 411 të KPRK-së. i pandehuri Alban Malsiu për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së, i pandehuri Dardan Gjuka për shkak të veprave penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të KPRK-së, të pandehurit Eroll Nesimi dhe Leonard Ruli, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të KPRK-së, i pandehuri Sabahudin Selimi për shkak të veprave penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të KPRK-së, Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së pas seancës dëgjimore të mbajtur në dt. 17 përkatësisht 18.09.2014, në dt. 19.09.2014 ka marrë aktvendim me të cilin është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ndaj të gjithë tani të pandehurve në këtë çështje penale ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e ndalimit, nëse më herët kjo masë nuk hiqet. Kjo masë e paraburgimit është caktuar pasi që gjykata ka pranuar si të bazuara pretendimet e Prokurorisë Speciale se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit sepse:
Kundër këtij aktvendimi mund të ushtrohet ankesa në afat prej 24 orëve në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Gjithnjë për deri sa kjo çështje penale është në fazën e hetimeve-kjo Gjykatë do të përmbahet nga çfarëdo komentimi të rrjedhave të procedurë penale, dhe, me respekt, kërkohet nga mediat që të respektojnë këtë përmbajtje të gjykatës. Kjo nuk nënkupton mbylljen e gjykatës për publik. Por, për deri sa çështja është në fazën e hetimeve, është Prokuroria e Shtetit, përkatësisht Prokuroria Speciale ajo e cila mund të prezantoi ato të dhëna që janë për tu prezantuar dhe që janë me rëndësi për opinionin.
Prandaj, me respekt, mediat elektronike dhe ato të shkruara njoftohen se Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për derisa kjo çështje penale është në fazën e hetimeve, do të përmbahet nga prononcimet lidhur me këtë çështje penale.
Për çdo vendim që gjykata do të merr në këtë çështje penale, e që është për publik, mediat do të njoftohen me kohë.