/ / Bujanoc: Helmohet nga djathi familja pesë anëtarëshe

Bujanoc: Helmohet nga djathi familja pesë anëtarëshe

Familja pesë anëtarëshe nga rrethina e Bujanocit për shkak të helmimit nga ushqimi ka përfunduar në Shërbimin Infektiv të qendrës Shëndetësore në Vranjë.
Deri te helmimi erdhi kur anëtarët e të njëjtës familje kanë konsumuar djathë të  infektuar me stafilokok.
Siç ka mësuar OK Radio të gjithë pjesëtarët e familjes janë pranuar me simptoma të njëjta, mundim, temperaturë të lartë e vjedhje të shpeshta.
Simptomat e para ishin paraqitur disa orë pasi familjarët kishin ngrënë mëngjes duke konsumuar djathë të dhisë.
Pas tretmanit tre ditorë në spitalin për rehidratim, me infuzion, dijet dhe terapi me probiotikë, personat e helmuar janë lëshuar për në shtëpi.
“Analizat tona tregojnë se nuk ka asgjë prej agjentëve etiologjikë, që donë të thotë se asgjë nuk është gjetur. Në fakt sipas të gjitha mundësive bëhet fjalë për helmim me stafilokok. Stafilokok është bakterie e cila nxjerrë një toksinë të cilën ne nuk mund ta zbulojmë përmes analizave tona laboratorike. Për të provuar këto toksina të vetmet analiza që mund ta zbulojnë janë ato në VMA. Stafilokok është termombajtës edhe kur ushqimi është zier ai do të do të shkaktojë probleme, ndërsa është transmetuar përmes djathit”, thotë Biljana Popoviq, epidemiologe nga Enti për Shëndetësi Publike.
Mjekët këshillojnë në përmirësim të shprehisë higjienike për përgatitje jo vetëm të produkteve të qumështit por edhe të gjitha përbërësve që përdoren për ushqim. Lëshimet në higjienë shkaktojnë paraqitjen e baktereve dhe më pas helmimin e organizmit./Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post