/ / 3 Vjeçarja nga Rahovica, bie në kofë dhe merr lëndime të rënda nga djegja me ujë valë

3 Vjeçarja nga Rahovica, bie në kofë dhe merr lëndime të rënda nga djegja me ujë valë

Foto Ilustruese
Trevjeçarja nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës e cila ka marrë djegje të rënda pasi kishte rënë në një kofë me ujë të nxehtë, është në gjendje stabile dhe momentalisht është jashtë rrezikut nga jeta.
Fëmiu pas djegjeve të marra është transportuar në qendrën spitalore në Nish.
"Ajo ka marrë djedje të thella të shkallë së dytë dhe të tretë në 20 deri 25% të lëkurës në bark, këmbë dhe shpindë. Momentalisht nuk është e rrezikuar për jetën, por komplikimet janë të mundshme pasi me djegjet asnjëherë nuk i dihet. Secila djegje është e paparashikuar, këtu është përfshirë një pjesë e madhe e lëkurës. Tani për tani nuk po planifikohet transplatimi. Gjendja e fëmiut po përcillet pa ndërprerë" ka thënë doktoresha e kirurgjisë për fëmijë në spitalin e Nishit Angjelka Slavkoviq.
Nënë e fëmiut, Arbona ka thënë se vajza e saj ka rënë në kofë me ujë të nxehtë deri sa ajo po pregadiste turshitë.
"Në kuzhinë po ngrohja ujin për të pregaditur turshitë. Ujin e nxehtë nga një kazan e kam derdhur në një kofë për ta dërguar atje. Këtë e kam bërë tre herë, ndërsa kur jam kthyer për herën e katër, ndodhi fatkeqësia. Vajza duke u larguar mbrapa ka goditur kofën dhe ka rënë në të. Menjëherë e kam dërguar në banjo për ta shplarë me ujë të ftohtë. Pastaj e kemi lyer me kos dhe e kemi dërguar në ndihmën e shpejtë. Ka marrë djegje në bark, shpindë dhe kofshë. Shumë jemi friksuar" ka thënë nëna e fëmiut.
Vajza është e vedosur në spitalin e Nishit në repartin intenziv për fëmijë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post