Një video e postuar në kanalin virtual Youtube, tregon se si një punëtor në Itali lyen vijat e bardha të rrugës.
Mediat shqiptare thonë se fjala është për një punonjës shqiptar, që po mahnit italianët.
Bëhet fjalë për Indrit Meman, që është titullar i një firme që lyen vijat e bardha të rrugës në Cosio Valtellino të Italisë.
Vidoja është postuar në Facebook nga portali i firmës amerikane “Construction Machines”, e cila ka prodhuar makinën me të cilën ai punon.