Atdhe Nuhiu ka shënuar gol në përballjen Manchester City – Sheffield Wednesday në kuadër të 1/32-ës së finales në FA Cup.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë për skuadrën e tij duke heshtur të gjithë në Etihad.
Ai shënoi në minutën e 14-të për të hapur rezultatin.
Në bankën rezervë te City gjendet shqiptari tjetër, Bersant Celina, që sot ka rastin për të debutuar me skuadrën kampione të Anglisë.