July 15, 2025
/ / Qe pse shqiptarët pinë kafe me sheqer

Qe pse shqiptarët pinë kafe me sheqer

Pyetja e shumë personave se pse shqiptarët pinë kafe herët në mëngjes, tashmë ka një përgjigje me bazë shkencore. Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mire në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë.
“Daily Mail” bën të ditur se specialist të Universitetit të Barcelonës në Spanjë, vërtetuan se marrja në të njëjtën kohë e kafeinës dhe sheqerit ndikon më shumë në performancën e trurit, transmeton Portali Albeu.com.
Shkencëtarët besojnë se kafeja dhe sheqeri rrisin ndikimin mbi funksione të trurit si kujtesa. Krahas kësaj ato analizuan skanimet e trurit të 40 pjesëmarrësve pasi kishin pirë ujë, kafe me sheqer dhe pa sheqer.
Në studimin e publikuar në revistën "Journal Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental" bëhet e ditur se sheqeri dhe kafeja duke rritur ndikimin e dy pjesëve të trurit, të cilat janë përgjegjëse për kujtesën dhe kohën e përqendrimit të trurit përforcojnë performancën mendore. Duke theksuar se truri është më frytdhënës nën efektin e këtyre dy lëndëve, studiuesit pohuan se personat të cilët nuk e pëlqejnë kafenë me sheqer duhet të mësohen me pak sheqer për të përfituar nga ky ndikim pozitiv.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post