/ / Tirana eksdranon në Beograd shqiptarin nga Presheva

Tirana eksdranon në Beograd shqiptarin nga Presheva

Interpol Tirana ekstradon drejt Beogradit një shtetas të dënuar nga drejtësia serbe me 5 vjet e 3 muaj burg për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.
 “Më datën 11.11.2014, në orën 15:00, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Tirana drejt Beogradit të shtetasit Afrim Nuredini, vjeç 38, lindur në Preshevë, Serbi".
Gjykata e Beogradit me vendimin dhe Gjykata e Vranjës, me vendimin 09.09.2013, e kanë dënuar me 5 vjet për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”dhe me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve.
“Shtetasi Afrim Nuredini, është arrestuar më datë 03.08.2014, gjatë kontrollit të pasaportave në P.K.K.Rinas”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post