/ / Lansohet zyrtarisht kamera GoPro Hero4

Lansohet zyrtarisht kamera GoPro Hero4

Javën e kaluar janë shfaqur disa imazhe të kamerës GoPro Hero4 e cila në atë kohë ende nuk ishte zyrtarizuar, por tani ky modeli është zyrtarisht prezantuar nga kompania GoPro.
GoPro Hero4 vjen në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver të cilat do të jenë në dispozicion për të blerë nga muaji e ardhshëm, respektivisht nga 5 tetori. GoPro Black Hero4 do të ketë çmimin rreth 370 funta ndërsa GoPro Silver Hero4 290 funta.


GoPro Hero4 Black e ka mundĂ«sinĂ« tĂ« marrĂ« video 4K nĂ« 30 korniza (frames) pĂ«r sekondĂ« dhe llogaritet si kamera “GoPro mĂ« e avancuar ndonjĂ«herĂ«,” posedon procesorĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ«, duke ofruar dyfishin e shpejtĂ«sisĂ« nga Hero3 dhe e pĂ«rmirĂ«suar nĂ« cilĂ«sinĂ« e imazheve nga 15fps nĂ« 30fps pĂ«r videot 4K. Rezolucioni i GoPro Hero4 Black Ă«shtĂ« 4K nĂ« 30fps, 2.7K nĂ« 50fps, 1440p nĂ« 80fps, 1080p nĂ« 120fps, 960p nĂ« 120fps, dhe 720p nĂ« 120fps. Ky model pĂ«rmban lidhjet Wireless dhe Bluetooth, si dhe parametrat e ekspozimit natĂ«n.


Kurse GoPro Hero4 Silver për fat të keq nuk ofron Video 4K në 30fps por vjen i pajisur me ekranin më prekje i cili ofron navigim më të lehtë në menytë dhe karakteristikat e kamerës. GoPro Hero 4 Silver e ka mundësinë të marrë video 4K vetëm nga 15fps, 2.7K në 30fps, 1440p në 48fps, 1080p në 60fps, 960p në 100fps, dhe 720p në 120fps.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post