Në vazhdën e fushatës së ngjeshur të Hashim Thaçit, vizita e tij e sotme në Drenas, konkretisht në fshatin Baicë, u kthye në ndërhyrje të forcave të sigurimit të Thaçit dhe policisë.
Banorët e këtij fshati e sulmuan Kryeministrin në shenjë revolte për padrejtesinë e rastit Ramadani e Kiqina.
Veteranët e luftës së UÇK-së, Arsim e Burim Ramadani dhe Arben Kiqina, edhe pse ishin të pafajshëm sipas të gjitha shkallëve te gjyqësisë, apeli u hodh poshtë nga gjykata kushtetetuese duke e shkelur kështu edhe Kushtetutën.
Këto ndërhyrje politike ne sistemin e drejtësisë, e sidomos kur bëhët fjalë për veteranë të luftës, i revoltoi banorët e fshatit Baicë, te cilët e priten “nxehtë” të parin e Kosovës.