/ Undifined / Sulmohen nga serbët ”Shtegtarët e Lirë”

Sulmohen nga serbët ”Shtegtarët e Lirë”

Grupi prej 15 qytetarësh të njohur si “Shtegtarët e Lirë”, të cilët u nisën këmbë nga Gjilani për të udhëtuar në Bruksel, me qëllim kërkesën për liberalizim vizash për Kosovën, janë sulmuar nga serbët lokal në Graçanicë në orët e mbrëmjes.
Lajmin e ka konfirmuar lideri i grupit Ekrem Avdiu, për media të ndryshme.
Edhe pse kanë qenë të përcjellë nga Policia e Kosovës, Avdiu ka konfirmuar se kur kanë arritur në Graçanicë, janë sulmuar nga serbët. Si pasojë e sulmit, dy persona nga grupi “Shtegtarët e Lirë” kanë marrë lëndime dhe u është dashur trajtimi mjekësorë, transmeton RTK. /Telegrafi/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post