Edhe pse në numër shumë të vogël studentët e shqiptarë në komunën e Medvegjës të cilët studiojnë në degëne universitetit të Nishit, do të ngelin edhe pa përkthim simultanë në gjuhën shqipe, kjo nënkuptonë se, ata nëse nuk kuptojnë gjuhën serbe atëherë mund vetëm të shikojnë në ligjerata por jo edhe ti kuptojnë ato.
Ata pak shqiptarë të mbetur në Medvegjë, dalngadalë po asimilohen deri në fund, projekti antishqiptarë po funksionon “EXTRA” dhe aktualisht për kthim nuk ka asnjë shpresë. Qeveria e Medvegjës e përbërë nga koalicioni serbo-shqiptarë, (SPS-PVD) përveq përfitimeve personale dhe grupore, nuk ka asnjë projekt i cili premtonë perspektivë për shqiptarët e atjeshëm. Aktualisht është vetëm një projekt, Të PASUROHEN pa marrë parasysh dëmet anësore. Donatorët të cilët deri më tash i kanë finansuar përkthyesit simultanë, e kanë ndërprerë finansimin dhe ata më nuk do të jenë në shërbim të nxënësve për ti perkthyer ligjeratat. Shqiptarët e Medvegjës të cilët për shkaqe sigurie personale dëshirojnë të mbesin anonimë, thonë se në këtë komunë funksiononë një pushtet mafioz, i cili përveq dhunës nuk di tjetër. Ata thonë se nëse vazhdonë kjo gjendje, një ditë kj okomunë do të spastrohet nga shqiptarët, dhe aty do të mbesin vetëm shqipfolësit, të cilët dikur ecnin me biqikleta e tash vozisin xhipa luksoz. Edhe në shkollat fillore shipe gjendja në këtë komunë është alarmante, nuk mbahet mend kur është investuar në këtë drejtim. Nxënësit shqiptarë din vetëm një gjë, të vijnë dhe të shkojnë në shkollë, duke mos angazhuar as kuadro profesionale në këtë drejtim. files.phpËshtë tmerrues fakti kur flitet se për meremetimin e xhamive si menaxher është angazhuar vllau i zëvendës kryetarit të komunës, nga radhët e PVD-së, njeri ky i cili në Medvegjë njihet si njeri i dhunshëm. Sa i përket fondeve në këtë aspekt thuhet se janë avulluar disa miliona dinarë, dhe askush nuk guxonë të kërkojë llogari, deri më sot as inspektoriati përgjegjës nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kohë më parë edhe mediat serbe kanë shkruar për shkallën extreme të korrupsionit në këtë komunë, por asnjëherë nuk është ngritur të paktë një procedurë në këtë drejtim./BujanociNet/