/ Undifined / ​Mijëra maqedonas kërkojnë bashkimin me Rusinë

​Mijëra maqedonas kërkojnë bashkimin me Rusinë

Mijëra maqedonas përmes rrjeteve sociale kërkojnë bashkimin e Maqedonisë me Rusinë.
Në rrjetin social ‘Facebook’ është regjistruar në grup i ashtuquajtur “Putin bashkoje edhe Maqedoninë”. Përmes së cilit i bëhet thirrje Rusisë që të pushtojë Maqedoninë sikur Ukrainën dhe të krijojë Federatën Euroaziatike, transmeton INA.
Për ekzistimin e këtij grupi kanë raportuar edhe mediat serbe, të cilat kanë theksuar se një grup i tillë kërkon edhe përfshirjen e Serbisë në këtë projekt.
Disa muaj më parë u regjistrua grupi “Putin bashkoje edhe Serbinë”. Në muret e këtyre grupeve sociale shpërndahen foto nga kriza në Ukrainë si dhe foto miqësie ruso – serbe dhe ruso – maqedonase. Këto grupe kanë arritur të kenë mijëra përkrahës. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post