/ Undifined / Ky është kryeqyteti, në Prishtinë fontanat për larje të tepihave

Ky është kryeqyteti, në Prishtinë fontanat për larje të tepihave

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vuan shumë nga mungesa e ujit të pijes. Kjo mungesë ka qenë e dukshme në masë të madhe në fillim të këtij viti, periudhë gjatë dhe para së cilës nuk pati të reshura atmosferike pothuajse fare.
Për fat të mirë, gjendja është përmirësuar së fundi pasi të reshurat filluan gjatë muajit të kaluar, që për pasojë liqenet që furnizojnë Prishtinën me ujë, ai i Batllavës dhe i Badocit, nisën të mbusheshin.
Mirëpo, kjo problematikë nuk po i brengosë fare disa qytetarë, të cilët po vazhdojnë të keqpërdorin ujin në mënyra të ndryshme.
Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, më saktësisht te fontana e kësaj lagjeje, një qytetare ka vendosur që tepihët t’i lajë pikërisht me ujin e kësaj fontane.
Këtë moment e ka kapur në fotografi një qytetar i po kësaj lagjeje, të cilën më pas e ka shpërndarë me miqtë e tij në Facebook. Ai thotë se gruaja në këtë foto e kishte hedhur një gyp në fontanë përmes së cilit e nxirrte ujin e nevojshëm për t’i larë tepihët.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post