/ Undifined / Bujanoc: Përkujtohen dëshmorët e rënë

Bujanoc: Përkujtohen dëshmorët e rënë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, sot  me rastin e 5 majit Ditës së Dëshmorëve ka përkujtuar dëshmorët e rënë në Komunën e Bujanocit
Me këtë rast ata nderuan dëshmorët e kombit me një minut heshtje dhe duke u vënë kurora lulesh.
Edmond Isufi, kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc me rastin e përkujtimit të dëshmorëve ka thë se në këtë ditë përkujtohen të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e gjithashtu dhe ne si OVL, kemi marrë vendim që 5 majin ta përkujtojmë si ditë që dëshmorët tanë dhanë më të shtrenjtën e tyre jetën.
Ndërsa Jonuz Musliu kryetar i  Kuvendit Komunal të Bujanocit tha se le te jetë kjo ditë që të i bashkojë të gjithë shqiptarët kudo që janë e që të i përkujtojmë veprat dhe të ndjehemi krenar për këta dëshmorë.
Homazhet kanë filluar në Dobrosin  në vendin e rënies së dëshmorëve  Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqit dhe Betim Berishës, Fatmir Ibishit  ndërkohë  mbi fshatin Lluçan në  vendin e rënies së Artan Abazit  në varrezat e fshatit Konçul të  Vehbi Rexhepit  .

Më pas  tek varri i komandant  Ridvan Qazimit “Lleshi” në Tërnoc dhe Besim Faikut.
Gjithashtu homzhe jënë bërë edhe  në malësinë e Bujanocit në fshatin Breznicë pranë dëshmorëe, Enver Bajramit, Shaban Bajramit, Sherif Jonuzit dhe Besim Xhemaili e më pas  p në fshatin Muhoc tek përmendorja e Muhamet Xhemailit,   Agim Elshanit, dhe Besim Mazrekut.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post