Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, me rastin e 5 majit Ditës së Dëshmorëve të Kombit njofton opinionin mbarë kombëtarë se të Hene me datë 05.05.2014, do të zhvillohen homazhe në të gjitha varret dhe vendet e rënies së dëshmorëve në komunën e Bujanocit.
Ky aktivitet fillon nga ora 10:00 prej varrezave të dëshmorëve në fshatin Dobrosin, duke vazhduar në Lluçan, Konçul, Tërnoc, Breznicë dhe Muhoc.
Ftohen që të marrin pjesë familjarët e dëshmorëve dhe invalid e veteranë të luftës së UÇPMB-së, opinioni si dhe media vendore.
5 maji konsiderohet si Dita e Dëshmorëve të Kombit në trevat shqiptare. Kështu që në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë e Preshevës, kjo ditë përkujton të rënët që luftuan për atdheun duke nisur nga Lufta e Dytë Botërore, luftërat e UÇK-ve dhe UÇPMB-së.
Pjesëmarrja Juaj e madhëron gjakun e dëshmorëve të Kombit.
Kryetar: Edmond ISUFI
Bujanoc