/ Undifined / 1 Maji në Preshevë, pritet në heshtje sikur të jenë të punësuar 99% të qytetarëve!

1 Maji në Preshevë, pritet në heshtje sikur të jenë të punësuar 99% të qytetarëve!

Edhe pse Presheva është njëra nga komunat më të pa zhvilluara në Sërbi dhe me papunësi ekstreme, 1 maji edhe këtë vit e gjen me papunësi më të lartë.
Përderisa në shumë vende të rajonit e më gjërë në këtë ditë punëtorët protestojnë dhe kërkojnë të drejta më shumë, në Preshevë kjo ditë kalon në heshjte sikur të jenë të punësuar 99 % të qytetarëve.
Sipas statistikave komuna e Preshevës ka një fuqi të madhe puntore pasi 75% e tyre jane të rinjë të cilët nga papunësia të vetmën alternativ e kanë të bredhin kafiterit apo edhe të emigrojnë në vendet e perëndimit, përndryshe dita e punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha, më saktësisht ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejt të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës.
Këto protesta quan në nxerrjen e një ligji që u miratua në vitin 1866 në Illinois (SHBA).

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post