/ Undifined / Varroset vogëlushi kosovar që u mbyt mizorisht nga një 45 vjeçar në Gjermani

Varroset vogëlushi kosovar që u mbyt mizorisht nga një 45 vjeçar në Gjermani

Është përcjellë për në banesën e fundit sot vogëlushi Dano, 5 vjeç, me origjinë nga Kosova, që banonte në Gjermani. Qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën vogëlushit, që u vra para disa ditësh.
Krimi tronditi mbarë opinionin publik. Nëna e tij nuk mund të qëndronte në ceremoninë mortore, pasi kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Arkivoli i bardhë u vendos në oborrin e një xhamie. Imami Hysein Mermer tha se është një tragjedi që i ka prekur të gjithë.
Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e këtij krimi. Ai është Ibrahim B., 42 vjeç, edhe ai me origjinë nga Kosova
Ai e ka rrëfyer krimin e tmerrshëm. Megjithatë ende nuk ka detaje të qarta se përse e kreu këtë krim horror.
Bild raporton se ai ishte i dyshuar për mashtrim dhe abuzim me fëmijët.
Mendohet se kur një ditë ai e goditi Danon e vogël në fytyrë dhe vogëlushi kërcënoi se do u tregonte prindërve, ai e vrau. Ka raportime se ai ishte u martuar dhe kishte pesë fëmijë. Mendohet se në ditën e krimit, e ka braktisur gruaja.
Policia e dyshon për vrasjen e një tjetër vogëlusheje, Jenisa, edhe ajo me origjinë nga Kosova.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post