/ Undifined / Shpërthen mjeti i gardianit grek: Hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit

Shpërthen mjeti i gardianit grek: Hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit

Një grup kriminal i vetëquajtur “Zero Bandat- Hakmarrja” kanë marrë përsipër shpërthimin e një granate në automjetin në pronësi të gardianit G. Baradaki, të ndodhur në 8 prill në qytetin Egaleos.
“Ky sulm është një akt minimal kujtese për vrasjen e të burgosurit Ilia Kareli”, thuhet në deklaratën e grupit kriminal.
Por ajo që ka vënë në lëvizje policinë greke për parandalimin e ndonjë sulmi tjetër të ngjashëm është ajo çka shkruhet më tej në mesazhin e shpërndarë nga “Zero Bandat- Hakmarrja”.
“Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin dhe vrasjen në grup të Ilia Karelit, nga sot janë të shënjestruar. Edhe ata që nuk u arrestuan, janë në listën përfundimtare ‘të fshirjes’. Kudo që të fshihen, në çdo detyrë që të shkojnë, duhet të dinë se do t’i zbulojmë. Po ashtu edhe gardianët e burgosur, në çdo burg apo sektor sigurie që të shkojnë, do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”,  thuhet në deklaratën e grupit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post