Shiu që po bie kanë nisur t’i shohin sherrin disa qytetarë të Kosovës. Në veçanti shoferët të cilët po hasin në vështirësi për të kontrolluar veturat e tyre.
Një i tillë ka ndodhur edhe në Podujevë kur një shoferë ka humbur kontrollin e v eturës së tij dhe ka përfunduar jashtë rrugës afro 20 metra në luginë.
Ndërkohë shiu nuk e ka ndërmend të ndërpritet dhe deri nesër duket se shumë vende në Kosovë do të kenë nevojë për intervenime të shumta./Zëri/