Ministri i Ambientit dhe i Planifikimit Hapësinroë, Dardan Gashi ka thënë se edhe kisha “Sveti Nikolla” në oborrin e Universitetit të Prishtinës, do të rrënohet.
Ai ka thënë se ky objekt është ndërtuar pa leje dhe si i tillë do të trajtohet në atë mënyrë.
“Është çështje e ndjeshme mirëpo baza ligjore duhet të jetë e njëjtë për çdo objekt. Ai është objekt pa leje dhe do të trajtohet si qdo objekt tjetër pa leje në vend”, ka thënë Gashi për RTV21.