Raporti i Komisionit Anketor të Serbisë, me të cilin janë verifikuar shpenzimet e bërë në Kosovë në periudhën 2000-2012 është miratuar sot me shumicë votash nga ky trup.
Nga buxheti i Serbisë në këtë periudhë kohore janë ndarë gati tre miliardë euro.
Për këtë raport kanë votuar tetë deputetë, derisa kundër ka qenë vetëm Marko Jakshiq i DSS-it, kurse katër deputetë janë përmbajtur.
Është vërtetuar shpenzimi i pa-adresuar i mjeteve për sanimin e pasojave nga tërmeti në Anamoravë në vitin 2002, pastaj për rinovimin e shtëpive dhe banesave për vendosjen e kuadrove, për ndërtimin e infrastrukturës, objekteve për kthim dhe qëndrimin e të shpërngulurve, si dhe kujdesin shëndetësor, arsimin dhe financimin e vetëqeverisjes lokale dhe kompanive publike.
Në raport nuk është precizuar shifra përfundimtare e mjeteve të shpenzuara, por vetëm në mënyrë të kufizuar, derisa shpenzimet më të mëdha janë bërë përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, respektivisht 25.6 për qind, Ministria e Shëndetësisë 21.1 për qind, kurse për kthimin e borxhit publiku 17.59 për qind.