/ Undifined / Në Miratoc xhandarmëria bastis shtëpinë e Osman Sulejmanit

Në Miratoc xhandarmëria bastis shtëpinë e Osman Sulejmanit

Policia serbe në orët e para të mëngjesit të 17 prillit ka bastisur shtëpinë e një shqiptari në fshatin Miratoc të Preshevës, njofton RTV Presheva.
Sipas burimeve nga fshatarët, forcat e xhandarmerisë serbe kanë hyrë në shtëpinë e Osman Sylejmanit nga ky fshat shqiptar në Preshevë. Ata për mëse nje orë kanë qëndruar aty duke kontrolluar e bastisur cdo cep të shtëpisë madje edhe në oborr, pa asnjë shpjegim. Kjo ndërhyrje e forcave serbe ka shqetësuar jo vetëm anëtarët e familjes së pronarit të kësaj shtëpie z.Sylejmani po dhe fshatarët e Miratocës. Kjo është hera e dytë që policia serbe bastisë shtëpinë e kësaj familje. As pas gati 24 orësh nuk ka asnjë reagim nga komuna apo liderët shqiptare në Luginës së Preshevës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post