/ Undifined / Klasa me nxënës “serbë” në Fier, me foton e Milosheviçit dhe me tekste antishqiptare

Klasa me nxënës “serbë” në Fier, me foton e Milosheviçit dhe me tekste antishqiptare

Radiotelevizioni i Serbisë ka transmetuar dy ditë më parë një dokumentar për “klasën me 20 nxënës serbë” në Fier, ku spikat fotoja e Sllobodan Milosheviçit, fakti se nxënësit s’dinë asnjë fjalë serbisht dhe se pleqtë deklarojnë se shkojnë edhe në kisha, edhe në xhamia e se kujtesa e tyre u thotë se mund të jenë boshnjakë
Më 22 mars 2014 në orën 18-19, RTS transmetoi një emision ku flitej për “serbët” e Fierit. Në një klasë të improvizuar ishin tubuar rreth 20 fëmijë “serbë” të Fierit dhe mbanin orë të mësimit të gjuhës serbe dhe të shkrimit serb, me alfabetin cirilik. Në ballë të klasës ndodheshin të varura në mur tri fotografi, njëra prej të cilave ishte ajo vrasësit S. Millosheviq. “Nxënësit” e kënduan edhe himnin serb. “Mësuesi” i tyre nuk kishte as edhe njohuri themelore për gjuhën serbe. Fëmijët ishin të moshës shtatë deri dhjetë vjeç. Në mesin e tyre e kishin ulur edhe një vajzë 13 vjeçare. Gazetari ishte nga Serbia. Bashkëbisedues të tij ishin një burrë në moshë dhe dy djemtë e tij të moshës rreth 40 vjeç. Që të tre kishin emra dhe mbiemra tipike boshnjakësh. Plaku i tregoi gazetarit se familja e tij kishte ardhur në Shqipëri nga Sanxhaku, në vitin 1945. Të njëjtën ia thanë edhe dy bashkëbisedues të tjerë. Sipas këtij emisioni të RTS-së, këta paskëshin qenë serbë të fesë islame. Plaku mezi i shqiptonte nja 10 fjalë në gjuhën serbe, ndërsa djemtë e tij flisnin serbisht pak më mirë se babai i tyre. Kjo dëshmon se bijtë e tij ishin trajtuar diku në Serbi. Njëri prej tyre tha se në Fier funksionojnë dy klasa me nxënës “serbë” që ndjekin kursin e gjuhës serbe. Shihej qartë se gjatë këtij “kursi” bëhej shpëlarja e trurit të fëmijëve. Në ndërtesën e “shkollës” ishte varur edh flamuri i Serbisë. Në dërrasën e zezë “mësuesi” që mezi i lidhte dy fjalë në serbisht, shkruante me shkronja cirilike: Unë jam serb; Serbia është nëna jonë etj. Në mesin e nxënësve kishte edhe dy fëmijë romë. Shihej qartë se djemtë e plakut kishin bërë çmos që kursin ta ndjekin sa më shumë nxënës. Gazetari i pyeti: Ju shkoni në kishë apo në xhami? Plaku u përgjigj: Shkojmë edhe në kishë edhe  në xhami. I festoni festat krishtere apo ato të fesë islame? I festojmë që të gjitha – u përgjigj ai. Kurrë s’ka ndodhur në historinë e botës që një pjesëtarë i fesë islame të shkojë të lutet e të falet në kishë dhe vice versa: kurrë s’ka ndodhur në historinë e njerëzimit që një i krishterë të shkojë në xhami të fal namaz. Ka shumë myslimanë që shkojnë në kishë, por vetëm si vizitues, njashtu sikundër ka dhe të krishterë që shkojnë nëpër xhami, po ashtu vetëm si vizitues. Por jo edhe të falen dhe të luten. Çdo besimtar, lutjet i kryen në tempullin fetar të fesë së cilës i përket. Bijtë e plakut shprehën indinjatën e tyre se autoritetet shqiptare e kishin refuzuar një kërkesë të tyre për ta financuar shkollën serbe në atë rajon, duke u thënë se “nxënësit” për të cilët bëhet fjalë nuk kanë kurrfarë lidhjeje me identitetin serb, por janë boshnjakë. Përpos tjerash u tha se disa “serbë” të Fierit kishin vajtur për studime në Serbi dhe se atje paskëshin trajtim të mirë.
Emisioni televiziv përfundoi me këngën serbe Atje larg (Tamo daleko). Kjo këngë i takon periudhës së luftërave ballkanike dhe periudhës së Luftës së Parë Botërore dhe ndërlidhet me aspiratat e serbomëdhenjve për të dalë në det, duke pushtuar një pjesë të bregdetit shqiptar.  Gjatë jogurt-revolucionit të madh serb të vitit 1990 (revolucioni i kosit), nëpër mitingjet e Millosheviqit dhe të Shesheljit, mitinguesit mbanin parulla edhe me këtë përmbajtje: “Shko përpara Sllobodan, nëse duhet gjer n’Tiranë” (Idi napred Slobodane, ako treba do Tirane).

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post