Brazili nuk është destinacion, vetëm i dashamirëve të futbollit këtë vit, por edhe i atyre të vallëzimit erotik.
Mbi 150 konkurent, do të marrin pjesë këtë vit në Rio De Janiero, në “Pole World Cup” i cili që nga viti 2011 është bërë tradicional.
Më herët ka pasur gara të ndryshme jo zyrtare të këtij lloj vallëzimi, ndërsa tani, juria do të bëjë vlerësimin e lëvizjeve më dramatike dhe të vështira të valltarëve.
Kjo garë zgjatë tre ditë, ndërsa në shufrën e metalit, do të tregojnë lëvizjet e tyre valltare nga 36 shtete./Telegrafi/