Ish trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka vdekur sot nga kanceri në moshën 45 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter.
Vilanova drejtoi Barcelonën në sezonin 2012-13, pasi shërbeu si asistent i Pep Guardiolas gjatë periudhës më të suksesshme në historinë e klubit, kohë gjatë së cilës fituan tre nga katër titujt në La Liga dhe dy Champions League në vitin 2009 dhe 2011.
Barça vazhdoi me një paraqitje ndër më mirat ndonjëherë me 18 fitore nga 19 ndeshje, por në dhjetor 2012 Vilanova u diagnostikua me kancer për herë të dytë.
Kjo bëri që asistenti i tij Jordi Roura u detyrua të marrë përgjegjësinë e ekipit në rastet kur ai i nënshtrohej trajtimit.
Në fund të sezonit Vilanova njoftoi se jep dorëheqje për t’u përqendruar në shërimin e tij nga sëmundja.
Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, shprehu ngushëllimet e tij në Twitter: "Tito Vilanova ishte një person i mrekullueshëm, dhe kurrë nuk do të harrohet në FC Barcelona. Faleminderit për çdo gjë që kemi mësuar nga ju. U prefsh në paqe”. (Reporteri.net)